Neutralizohen flakët në Komunën e Parisit, çfarë dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin
Një zjarr i cili përfshiu katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit tashmë është neutralizuar. Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri është vënë nën kontroll nga 2 mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë zjarrfikës.
Si pasojë e flakëve raportohet të jenë djegur 3 automjete të parkuara. Nga ana tjetër 4 persona kanë mbetur të lënduar, 2 djem dhe nëna e tyre kanë pësuar djegie, si dhe një e moshuar e cila është rrëzuar në momentin teksa ishte duke zbritur shkallët.
Aktualisht ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike.
Strukturat e MZSH dhe Policia e Shtetit po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi