Lufta në Gaza, Izraeli: Refugjatët kthehen kur të lirohen pengjet

26 Janar 2025 | 16:49

Mijëra palestinezë të zhvendosur gjatë luftimeve janë grumbulluar në Veri të Gazës me shpresën për tu kthyer në banesat nga u zhvendosen për shkak të luftimeve një vit më parë. Por Izraeli deklaroi se kthimi i banorëve do të mundësohet i plotë, vetëm pasi Hamsai të zbatojë marrëveshjen për lirimin e gjithë pengjeve.

Tërheqja e ushtrisë izraelite nga zonat e populluara dhe lejimi i palestinezëve të zhvendosur të kthehen në shtëpi është një nga pikat e rëna dakord në armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 19 janar. Një pjesë tjetër e marrëveshjes së armëpushimit ishte shkëmbimi i pengjeve të Hamasit me të burgosur palestinezë.

Të shtunën, ndodhi shkëmbimi i dytë ku Hamasi liroi 4 pengje, ndërsa Izraeli 200 palestinezë nga burgjet.

Të afërmit e pengjeve ende të mbajtura nga militantët e Hamasit në Gaza kanë bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të ushtrojë presion mbi Benjamin Netanyahu për të vazhduar me fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit.

Faza e dytë e marrëveshjes përfshin hapa drejt një fundi të përhershëm të luftës në Gaza. Sipas paktit, Hamasi do të lirojë gjithë pengjet e mbetura, ndërsa Izraeli pranon të lirojë rreth 1 mijë palestinezë.

Ushtria izraelite gjithashtu do të përfundojë një tërheqje të plotë të trupave nga Gaza gjatë kësaj faze. Faza e tretë dhe e fundit përfshin rindërtimin e Gazës, me Hamasin që pritet të dorëzojë trupat e pengjeve që vdiqën në robëri në këmbim të një plani për rindërtimin e Rripit nga Izraeli. Hamasi shkaktoi luftën në tetor 2023 me sulmin e tij përtej kufirit në Izrael, ku u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 250 të tjerë u morën peng dhe u dërguan në Gaza.

Izraeli u përgjigj me një ofensivë shkatërruese që ka vrarë më shumë se 46,000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë. OKB-ja tha të shtunën se më shumë se 13,000 fëmijë janë vrarë në luftime.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026