Plagosi me thikë një person në Tiranë, arrestohet autori (Emri)
Policia ka arrestuar autorin e plagosjes me mjet prerës në zonën e Yzberishtit, Tiranë, ku një 53-vjeçar u lëndua pas një konflikti për motive të dobëta.
Shtetasi Aleks Petro, 24 vjeç, banues në Tiranë, u identifikua dhe u arrestua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas hetimeve të zhvilluara.
Ngjarja ndodhi pas një mosmarrëveshje mes autorit dhe viktimës, E. Rr., 53 vjeç, i cili mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia vazhdon hetimet dhe ka kaluar materialet përkatëse në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur