Çështja e “doping-ut”, italiani që fitoi Australian Open rrezikon pezullimin

27 Janar 2025 | 13:40

Jannik Sinner mund ta humbasë shkëlqimin e tij, në rast se gjykata vendos ta dënojë për çështjen e mëhershme të dopingut, ku italiani ka rezultuar dy herë pozitiv. Seanca dëgjimore zhvillohet në muajin prill.

Për të dytin vit radhazi triumfoi në Australian Open, në një garë ku dominoi nga fillimi e deri në finalen e madhe, ku i rrëmbeu trofeun gjermanit Zverev. Jannik Sinner është tenisti më në formë në botë, por jo gjithçka mund të ndryshojë, dhe këtë gjë e ka në dorë gjykata. Pas triumfit në kompeticionin e mbajtur në Australi kanë shpërthyer thashethemet se në prill, kur dhe zhvillohet seanca gjyqësore e tij, 23-vjeçari mund të marrë një dënim që do ta përjashtojë nga gara për 2 vite.

Kjo është mundësia e vetme për të ndalur shkëlqimin e tij, i cili duket se po parakalon edhe Carlos Alcaraz, ndërsa 2024 mund të konsiderohet viti i italianit. Thuajse 1 vit më parë, Jannik Sinner rezultoi pozitiv dy herë në testet antidoping pasi në organizmin e tij u konstatua prania e steroidit clostebol, por më pas u shpall i pafajshëm.

Forma shumë e mirë e tij, me sukses në 21 ndeshje radhazi, ka bërë që sërish hetuesit e çështjes t’i rikthehen Sinner, ndërsa do të japin një vendim përfundimtar për të në 16-17 prill. Kujtojmë se në momentet kur rezultoi pozitiv, 23-vjeçari pohoi se substanca ishte kaluar në organizëm nëpërmjet një spraj të aplikuar në plagën e tij, por ende llogaritë me drejtësinë nuk janë mbyllur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026