Ish-futbollisti i njohur i Interit arrestohet për trafik droge nga Amerika Latine

27 Janar 2025 | 13:53

Ish-mesfushori i skuadrave të njohura si Roma, Inter dhe Cagliari, Radja Nainggolan, është arrestuar në Belgjikë pas akuzave për trafik ndërkombëtar droge. Sipas raporteve të medieve belge dhe italiane, 36-vjeçari është arrestuar pas një operacioni të gjerë që përfshinte 30 bastisje në qytetet e Antwerp-it dhe Bruksel-it.

Nainggolan është një nga të dyshuarit kryesorë në një hetim që lidhet me trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë përmes portit të Antwerp-it.

Të dhënat paraprake u bënë të ditura përmes një deklarate nga Prokuroria e Brukselit.

I njohur për karrierën e tij të gjatë në futbollin italian, Nainggolan kaloi më shumë se 15 vjet në këtë kampionat, duke nisur si lojtar i Piacenzas në vitin 2005, për t’u bërë më pas pjesë e Cagliarit në 2010. Ai u bë i njohur me Romën, ku shënoi 28 gola në 138 paraqitje në Serie A midis 2014 dhe 2018. Nainggolan më pas kaloi tre vitet e ardhshme tek skuadra e  Inter.

Së fundmi, Nainggolan u kthye në Belgjikë për të luajtur me skuadrën e divizionit të dytë KSC Lokeren-Temse, ku bëri debutimin e tij të premten, duke shënuar gol në fitoren 1-0 ndaj Koninklijke Lierse.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026