“Më hoqi tutat”, rrëfehet 15-vjeçari që u tentua të abuzohej seksualisht

27 Janar 2025 | 15:30

15 vjeçari nga Devolli i cili është abuzuar seksualisht nga Aleks Ago, ka rrëfyer për Euronews Albania se si nisi ngjarja ditën që u mor me forcë nga 45-vjeçari, i cili tashmë është arrestuar nga policia për abuzim seksual.

I mituri ka dhënë detaje teksa thekson se 45-vjeçari, ka shfrytëzuar momentin që 15-vjeçari ka qenë vetëm pa praninë e një të rrituri dhe është munduar ta gënjejë me pretekstin se do i tregonte diçka dhe do i jepte para.

“E njoh që para 3 ditësh. Më thoshte hajde me mua se do të jap lekë dhe iu përgjigja se s’kam nevojë për lekë sepse më jep mami. Pastaj më çoi në një vend dhe filloi të më prekte, tentoi të më hiqte tutat por un se lashë. E shpova me një mjet që kisha dhe ika me vrap. Pastaj mamit ia tregova kur ika nga ai vend, teksa ikja për shpi, ishte diku ora tetë.

Ai më thërriste vazhdimisht, por duke qenë se isha me të mëdhenj nuk më linin, ata më mbanin. Atë ditë që s’kishtë më të mëdhenj, më mori më zor në këmbë sepse nuk kishte makinë. I thoja vazhdimisht më lësho se nuk kam çfarë të bëj atje dhë më thoshte hajde se do të tregoj diçka. Vajta me të sepse s’kisha çfarë të bëja. Më thoshte të ulesha dhe aty filloi të më prekte”, ka rrëfyer i mituri 15-vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026