Logopedët japin alarmin: Teknologjia po dëmton fëmijët e vegjël

27 Janar 2025 | 16:43

Logopedët japin alarmin se fëmijët me probleme të të folurit po shtohen çdo ditë.

Ata thonë se tashmë janë të rrallë fëmijët që në moshën 1 vjeçare kanë thënë fjalët e para, kur në fakt kjo është koha normale kur nis komunikimi me fjalë.

“Kemi fëmijë të cilët në moshën 1-vjeçare, ose 1 vjeç e gjysmë, ende nuk kanë thënë fjalët e para, dhe kur kalon mosha 2 vjeç, fëmija akoma nuk po flet. Jemi shumë vonë. Në moshën dy vjeçare, duhej të kishte tashmë të paktën 50 fjalë të thëna nga një fëmijë”, thotë logopedia Kledina Helshani.

Për ekspertët, shkak i vonesave në të folur është qëndrimi para ekraneve për shumë kohë dhe mungesa e komunikimit nga prindërit.

“Çdo ditë po vërejmë më shumë fëmijë që kalojnë kohë të pakufizuar para ekraneve. Kjo i shkakton dëme dhe, në këtë drejtim, këshillojmë që deri në moshën 4-vjeçare, fëmijët të kenë sa më pak kontakte me ekranet. Deri në moshën 2 vjeç, nuk duhet të kenë asnjë kontakt me ekranet, ndërsa deri në moshën 4 vjeç, maksimumi i lejuar janë dy orë kontakte të ndara gjatë ditës”, thotë logopedia.

Prindërit duhet të kërkojnë ndihmën e specialistëve jo vetëm në rastet e vonesave në të folur, por edhe kur fëmija nuk artikulon qartë deri në moshën 6-vjeçare.

“Nëse fëmija ka arritur në moshën 6-vjeçare dhe ka vështirësi në artikulim, duke mos i shqiptuar saktë disa shkronja të caktuara, atëherë unë këshilloj të fillohet terapia sa më shpejt. Terapia do të ndihmojë fëmijën të mësojë të shqiptojë saktë ato shkronja specifike që i ka të vështira, dhe sa më herët të fillohet, aq më lehtë do ta ketë fëmija për të kaluar këtë vështirësi”, , thotë logopedia Kledina Helshani.

Pozitiv është fakti se çrregullimet e të folurit mund të korrigjohen me anë të terapive logopedike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026