Teknologjia po dëmton të folurit tek fëmijët. Në një intervistë për Euronews Albania, logopedia Irisa Curraj, thotë se izolimi gjatë pandemisë dhe vendosja e fëmijëve në kontakt me telefonët, tabletët apo edhe televizorin për shumë orë, rriti problematikat e të folurit tek fëmijët e vegjël.
“Vitet e fundit janë shtuar shumë rastet logopedike sidomos pas covid, pas vitit 2020 -2021 janë shtura në masë pasi ne kur u izoluam fëmijët do shikonin dhe tv dhe telefon dhe kjo gjë i ka bllokuar dhe jashtë nuk mund të dilnin dhe pjesa sociale ka munguar dhe normalisht ndikimi ka qenë i lartë dhe problematika shfaqet më vonë”, tha Curraj.
Logopedia, tregon se që prej nisjes së ofrimit të shërbimit në poliklinikën numër 10 në kryeqytet, kërkesat për trajtim janë të larta.
“Kërkesa ka qenë shumë lartë ,kemi raste cdo ditë, mesatarisht 5-6 raste ne ditë. Përgjithësisht është nga mosha 2 deri në 6, kemi dhenje raste 13 vjec që ka problem në artikulim të disa shkronjave”, tha Curraj.
Të folurit tek fëmijët kalon nëpërmjet disa fazave, që nga belbëzimi deri tek artikulimi i plotë i të gjitha fjalëve, i cili arrihet në moshën 6-7 vjeçare.
“Zakonisht fëmijët fillojnë belbëzimin në 6-9 muajt eparë dhe pas këtyre belbezimeve supozohet të kemi fjaloj , 1 deri 2 vjec është mosha ideale që të kemi një fjali me structure dy fjalë dhe të kërkoj nevojat bazë”, tha më tej Curraj.
Ekspertët thonë se disa problematika në të folur mund të korrigjohen me anë të logopedisë, por kur kapen në faza të hershme dhe vlerësimi për cdo rast bëhet nga mjeket specialist. Ajo çfarë logopedët kërkojnë është që prindërit të mos lejojnë përdorimin e pajisjeve teknologjike në mosha të vogla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ankand me Whats’app, si teknologjia po e kalon ‘online’ blerjen e veprave të artit
- Rama “ultimatum” bankave: Rinovoni teknologjinë, duam ndryshime reale që këtë vit