Rama “ultimatum” bankave: Rinovoni teknologjinë, duam ndryshime reale që këtë vit

1 Shkurt 2024 | 11:23

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të sistemit bankar dhe të industrisë së re Fintech, mbi nevojën për shtrirjen e modernizimit të shtetit në digjitalizimin e shërbimeve financiare.

Rama kërkoi nga bankat që të bëjnë ndryshime reale dhe të prekshme në përmirësimin e teknologjisë dhe modernizimin e shërbimeve që këtë vit.

“Bankat mbeten shumë larg teknologjisë te efiçenca e transaksioneve. Në janar të këtij viti duhet të ishte zbatuar aplikimi i protokollit të open banking. Inovacioni është çështje e një prioriteti strategjik të Shqipërisë, bankat duhet ta kuptojnë. Ne duam të shohim ndryshime reale dhe të prekshme këtë vit; pensionistët që marrin pension përmes sistemeve të reja, rënie të ‘kesh’ në qarkullim, rritje reale të të ardhurave për vendin dhe këtë gjë duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe. Në të gjitha rastet këtë gjë do ta bëjmë, me çdo kusht. I lutem të gjitha bankave dhe BSH që ta udhëheqë këtë proces me shumë forcë dhe të gjitha alibitë që vijnë nga prishja e një status quo-je nuk do t’i pranojmë.

Çdo gjë që e bën një vend tjetër, nuk ka pse nuk e bëjnë bankat në Shqipëri”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026

Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet. Sipas informacioneve paraprake,...
17:50 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026