Ankand me Whats’app, si teknologjia po e kalon ‘online’ blerjen e veprave të artit

9 Mars 2024 | 16:01

ARCO, panairi më i madh i artit në Spanjë rikthehet në Madrid. Me mbi 200 galeri të rinovuara kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe me 350 koleksionistë të ftuar, që kërkojnë të bien në dashuri me veprat.

Biznesmenët me të ardhura të mjaftueshme, mund të paguajnë deri në 3.3 milionë për një vepër.

Por krahas galerive të mëdha dhe shifrave të larta që qarkullojnë, artistët e rinj dhe koleksionistët po kërkojnë mënyra të reja për shit-blerjen e veprave.

Manuel Sánchez-Blanco, me profesion inxhinier, sapo ka blerë këtë vepër të Arturo Méndez. Por ai nuk e bëri këtë në një galeri, por në një ankand përmes aplikacionit WhatsApp.

“Unë nuk kam akses në botën e artit apo tek veprat e artistëve të rinj dhe e vërteta është se kjo është një mënyrë për t’i zbuluar ato në një mënyrë më argëtuese e dinamike dhe me çmim të mirë”, thotë Manuel Sánchez-Blanco, koleksionist veprash arti.

Artisti Nacho Vergara, themelues i projektit, krijoi opsionin “subwhatsapps” për nisjen e fushatës. Që prej atëherë, 500 persona ndjekin ankandet çdo javë në WhatsApp. Përdoruesit vlerësojnë punën e tij për kujdesin e veprave të artit dhe artistëve.

“Është një person i përkushtuar në zgjedhjen e artistëve dhe veprave të tyre duke ofruar garanci”, shprehet koleksionisti.

Larg nga galeritë tradicionale, projekte të reja po dalin për të tërhequr koleksionistë që kërkojnë eksperienca të reja blerjeje.

“Në vend të njerëzve që ulen dhe mbajnë një qëndrim serioz, këtu njerëzit qëndrojnë duke pirë një gotë verë apo xhin-tonik dhe ka më shumë atmosferë…

…Shumë nga koleksionistët, ose publiku që vjen në ankandet tona, janë të interesuar si për artin bashkëkohor që ne ofrojmë, ashtu dhe për eksperiencën që ofron eventi, që është ankandi”, shprehet Antonio Yera, themelues i “Maza Art”.

Cilido qoftë formati, arti e gjen rrugën e tij…

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026