Ankandi me fanellat e Messit, koleksioni shitet për 7.8 mln dollarë

15 Dhjetor 2023 | 18:45

Pak javë më parë u organizuar ankandi ku do të shiteshin 6 fanella të Lionel Messi, të veshura nga argjentinasi gjatë kampionatit botëror.

Eventi në fjalë është përmbyllur me sukses, ndërsa shuma e përfituar është 7.8 milionë dollarë, të cilat do të jepen për bamirësi. Shtëpia “Sobethy” organizoi ankandin ku morën pjesë dhjetra persona, teksa pagesa e përllogaritur për vetëm 1 nga fanellat është 1.3 milionë dollarë.

Qëllimi ishte të vendosej një rekord i ri, i cili nuk u arrit, e bëhet fjalë për atë të Majkëll Xhordan, ku koleksioni i tij u shit për 10.1 milionë dollar në vitin 2022. Ai konsiderohet artikulli më i shtrenjtë sportive i shitur ndonjëherë në histori, konkretisht një fanellë e Chicago Bulls, e veshur prej basketbollistit në ndeshjen e parë të finaleve të NBA në 1998.

Paratë e grumbulluara gjatë këtyre eventeve shkojnë për bamirësi, tek njerëzit në nevojë. Fanellat e Lionel Messit kanë regjistruar rekord shitjesh për faktin, se ylli i Inter Miamit arriti të triumfonte në kampionatin botëror, ku në finale mposhtën Francën në ekzekutimin e penalltive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026