Tiranë/ Vodhën në 2 biznese e 1 banesë, arrestohet një nga autorët, dy në kërkim

28 Janar 2025 | 14:51

Policia ka finalizuar operacionin “Nata” për zbardhjen e tre rasteve të vjedhjes. Gjatë operacionit është arrestuar B. N., 38 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim R. F. dhe E. L. (S).

Të tre dyshohen se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune në një biznes dhe kantier ndërtimi si dhe kanë tentuar të vjedhin një banesë.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Identifikohen 3 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 biznese, dhe tentuan të vidhnin në një banesë, gjatë orëve të para të mëngjesit.

Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e 2 të tjerëve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Nata”, si rezultat i të cilit janë zbardhur tre raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 3 autorët e dyshuar, shtetasit B. N., 38 vjeç, R. F. dhe E. L.(S).

Shtetasi B. N., i cili është arrestuar, në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026