EMRI/ U ndje keq në sallën e gjyqit, humb jetën avokati
Sot në Tiranë ndodhi një ngjarje e rëndë ku avokati Gjovalin Ulndreaj u ndje keq gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit. Ai u transportua me urgjencë në spital, ku dhe ka humbur jetën.
Në një njoftim të Gjykatës së Apelit jepen detaje mbi ngjarjen;
“Sot, në datë 28.01.2025, rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë edhe avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër”.
“Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati shfaqi probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershme të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë”.
“Pas komunikimit me familjarët e avokatit, u bë e ditur se, fatkeqësisht, avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit”.
“Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin e tij në procesin e dhënies së drejtësisë, shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e të ndjerit, avokatit Gjovalin Ulndreaj”, mbyllet njoftimi i Gjykatës së Apelit.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut