Mes lotëve e muzikës funebre, trupi i Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Tiranë
Trupi i Kryepeshkopit Anastas ka mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte, duke shkaktuar emocione të forta në kryeqytet. Kortezhi me arkëmortin e Kryepeshkopit, i shoqëruar nga muzikë funebre, ka përshkruar në këmbë rrugën nga Banka e Shqipërisë drejt Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Të shumtë ishin qytetarët që e përcollën kalimin e trupit të Kryepeshkopit, me lot në sy dhe duke hedhur lule në shenjë nderimi dhe respekti për udhëheqësin shpirtëror.
Kortezhi mbërriti nga Greqia mëngjesin e kësaj të marte dhe, pas kalimit përmes pikës kufitare të Kakavijës, u ndal në Katedralen e Gjirokastrës, ku u mbajt një ceremoni e veçantë fetare në nder të Kryepeshkopit.
Sipas amanetit të tij, kortezhi ndaloi edhe në disa fshatra të Bashkisë së Dropullit, ku banorët shprehën nderimin dhe respektin e tyre.
Trupi i Kryepeshkopit do të vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për homazhe publike. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten, dhe pritet të ketë pjesëmarrje nga klerikë, zyrtarë dhe besimtarë, si nga Shqipëria ashtu edhe nga diaspora.
Në përkujtim të këtij momenti, Kisha Ortodokse ka shpallur një periudhë zie, e cila do të zgjasë pesë ditë, sipas vendimit të Sinodit të Shenjtë. Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Sinodit të shtunën, u caktua Mitropoliti i Korçës, Joani, si kujdestar i fronit deri në zgjedhjen e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas.
Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë më 19 janar në moshën 95-vjeçare, në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë, ku ishte shtruar që prej 3 janarit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Me një jetë të përkushtuar ndaj fesë, dialogut ndërfetar dhe shërbimit ndaj njerëzve, ai la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme dhe u bë një simbol i shpresës dhe i paqes për shqiptarët dhe besimtarët ortodoksë në mbarë botën.
VIDEO E PLOTË E MESHËS DHE MBËRRITJES SË TRUPIT:
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta