“Lule dhe lotë”- Meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullatos në Gjirokastër
Kortezhi me trupin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Gjirokastrës, ku po mbahet një ceremoni e veçantë fetare në Katedralen e qytetit.
Trupi i Kryepeshkopit u prit nga qindra besimtarë ortodoksë, të cilët me lot në sy dhe lule në duar nderuan figurën e tij si udhëheqës shpirtëror i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Sipas amanetit të lënë prej tij, kortezhi ndaloi për disa momente në të gjitha stacionet e fshatrave kryesore të Bashkisë së Dropullit, ku banorët patën mundësinë të shprehinin respektin dhe nderimet e tyre.
Pas mbërritjes në Gjirokastër, trupi i Kryepeshkopit u vendos në Katedralen e qytetit, ku besimtarët kryen homazhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Pas homazheve në Gjirokastër, kortezhi do të vazhdojë rrugën drejt Tiranës, ku trupi i Kryepeshkopit do të vendoset në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe publike. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të enjten, me pjesëmarrjen e klerikëve, zyrtarëve dhe besimtarëve nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.
Kisha Ortodokse vijon të jetë në ditën e katërt të zisë kishtare nga pesë të tilla që u vendosën nga Sinodi i Shenjtë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar të shtunën. Gjatë kësaj mbledhjeje, Sinodi caktoi Mitropolitin e Korçës, Joani, si kujdestar të fronit deri në zgjedhjen e pasuesit të Kryepeshkopit Anastas.
Kryepeshkopi Anastas ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare më 19 janar, në spitalin “Ungjillëzimi” në Athinë, ku ishte shtruar që prej 3 janarit për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Me një jetë të përkushtuar ndaj fesë, dialogut ndërfetar dhe shërbimit ndaj njerëzve, Anastas Janullatos la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke u bërë një simbol i shpresës dhe i paqes.
LEXONI GJITHASHTU:
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund