Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politikë viziton Salianjin në burg, mesazhi që jep

29 Janar 2025 | 13:34

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit nga kreu i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, i shoqëruar nga dy ish-të burgosurit politikë, Demir Pojani dhe Nuri Stepa. Takimi, i cili zgjati më shumë se një orë, ka pasur në fokus mbështetje morale dhe kërkesa për drejtësi në rastin e Salianjit.

Pas takimit, Ndregjoni deklaroi për mediat se ata nuk janë pjesë e politikës, por përfaqësojnë një shtresë që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut. Ai theksoi se takimi ishte një akt solidariteti ndaj një të dënuari pa asnjë bazë ligjore. “Ne e mbështetëm moralisht Salianjin, pasi është një politikan i ri dhe është absurde të dënohet pa asnjë dokument ligjor,” u shpreh Ndregjoni.

Ai shtoi se ky dënim është pasojë e faktit se Shqipëria, për më shumë se tre dekada, nuk ka ndëshkuar krimet e komunizmit. “Të jesh luftëtar i së drejtës dhe së vërtetës në një vend ku sundon gënjeshtra dhe padrejtësia është një detyrë fisnike njerëzore,” tha Ndregjoni, duke theksuar se padrejtësia është kthyer në formën më të keqe të sundimit, duke e quajtur atë “demokraci.”

Ndregjoni bëri një apel kombëtar, duke kërkuar që drejtësia të mos përdoret për urrejtje dhe hakmarrje politike. “Bëni drejtësi të barabartë për të gjithë, si për qytetarin e thjeshtë, ashtu edhe për pushtetarin e madh,” u shpreh ai.

Në përfundim, ai i përcolli një mesazh politikës dhe opozitës, duke thënë: “Jepni drejtësi, siç na mëson Papa Gjon Pali, i madh i shembjes së diktaturave, ku nuk ka drejtësi, nuk ka paqe.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026