Ushtronte dhunë në familje dhe vidhte monopatina, përfundon në pranga 24-vjeçari
Vihet në pranga një 24-vjeçar në Tiranë. Ky person u arrestua në kuadër të operacionit “Përsëritësi” pasi akuzohet se ka vjedhur 5 monopatina të 5 personave të ndryshëm.
Gjithashtu sipas njoftimit të policisë i riu është dënuar më parë për dhunë në familje. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, bazuar në denoncimet e marra nga qytetarë të ndryshëm, për raste të vjedhjes të monopatinave të tyre, falë dhe inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
- – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. M.;
- – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases Xh. G.;
- – Më datë 28.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. I.;
- – Më datë 27.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit P. S.;
- – Më datë 24.01.2025, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetases E. K.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta