I dyshuar për plagosje me dashje, arrestohet në Durrës 28-vjeçari (Emri)
Është arrestuar në lagjen nr. 14, Durrës personi në kërkim Miklovan Hasani. 28-vjeçari ishte dënuar më herët me 4 muaj burg për vjedhje të mbetur në tentativë, ndërsa është shpallur në kërkim për veprën penale plagosje e lehtë me dashje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat, u lokalizua Durrës, u kap dhe u vu në pranga, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, shtetasi:
- H., 28 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 31.01.2024, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, mbetur në tentativë. Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor