“Si e kam njohur unë Janullatosin”, gazetari Fundo: Nuk ka klerik të dytë si ai

28 Janar 2025 | 21:40

Në emisionin ‘Now” këtë të martë është folur lidhur misionarit të Kishës Ortodokse, Anastas Janulltos ndaj të cilit u mbajtën homazhe dhe mesha ditën e sotme në ndër të shpirtit të tij.

I ftuar në Euronews Albania ishte gazetari Elvi Fundo, i cili ka dhënë vlerësimet e tij mbi rolin dhe kontributin që ka patur kryepeshkopi.

“Është krenari për kombin shqiptar. Sot pas 33 vitesh një kryepeshkop që është gjuajtur me gurë si grek, ka ndërtuar dhe dorëzuar një Sinod shqiptar dhe një Kishë Ortodokse Autoqefale Shqiptare të rindërtuar. Ai është një misionar. Ndoshta ka lindur si grek, por hirësia e tij ka ndërruar jetë si një shqiptar”, tha ai.

Më tej gazetari është ndalur në kontributet që Janullatos ka dhënë për një kohë të gjatë në Shqipëri.

“Kryepeshkopi ka ndërtuar shkolla për të studiuar klerikët shiqptarë. Ka ndërtuar qendra shëndetësore për t’u kujdesur për njerëzit. Ka ndërtuar mensa për të varfërit që ka akoma qytetarë shqiptarë të varfër ushqehen në këto mensa. Ky ka qenë dhe misioni i Kishës dhe i klerikut të ndritur. Ka ndërtuar Kisha Katedrale dhe ka ngritur një kor të Kishës Ortodokse për të kënduar shqip. Ai ka botuar me qindra vepra të përkthyera në shqip”, shtoi Fundo.

Fundo tregon se kryepeshkopin e ka njohur personalisht dhe ndan detaje si Janulltos urrehej nga shqiptarët se ishte grek dhe urrehej nga grekët për kontributin e tij në Shqipëri.

“Kam pasur kontakte nga afër me kryepeshkopin Janullatos. Ai krijonte një atmosferë qetësie, besimi dhe kujdesi. Ai i ka vrarë me pambuk ata që e urrenin, që e gjuanin me gur se ishte grek, kishte mirësi. Unë them që ne kemi pasur një shenjtor të gjallë në kishën tonë sepse ai ka pasur një durim të rrallë që mund ta kenë vetëm misionarët.

Më gjeni një klerik si Janullatos që ka ndërtuar nga hiri një kishë, nuk ka rast të dytë si Anastas Janullatos, s’ka të ngjashëm”, ka thënë gazetari Elvi Fundo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026