“Ishim në klasë”- Kryepeshkopi grek takim me Mitsotakis, përkujtojnë Janullatosin

28 Janar 2025 | 10:06

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, u takua mëngjesin e kësaj të marte me Kryepeshkopin e Athinës dhe gjithë Greqisë, Imzot Ieronymos. Në nisje të takimit në Pallatin Maksimu, ata përkujtuan figurën e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë ditën e shtunë.

Në fjalën e tij, Mitsotakis theksoi humbjen e madhe për Ortodoksinë dhe vlerësoi kontributin unik të Kryepeshkopit Anastas në ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë:

“Ditë të vështira për Ortodoksinë në tërësi. Mendoj se të gjithë na preku veçanërisht humbja e Kryepeshkopit të Shqipërisë. Kam pasur fatin ta njoh personalisht. Ishte vërtet një hierark i madh dhe një njeri i madh, i cili realizoi një vepër unike në Shqipëri, duke rindërtuar praktikisht një Kishë të shkatërruar. Por, mbi të gjitha, ishte një njeri i Zotit që kujdesej për njerëzit. Për këtë arsye, do të kem rastin, dhe do të jemi bashkë në shërbimin e varrimit në Tiranë për ta nderuar siç i takon,” deklaroi Janullatos.

Kryepeshkopi Ieronymos iu përgjigj me fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi për figurën e Kryepeshkopit Anastas, duke ndarë kujtime nga njohja e tyre që në rininë e hershme:

“Ishte vërtet një njeri nga ata të rrallët. E kam njohur dhe kemi qenë bashkë që nga klasa e tretë e gjimnazit. Zoti e prehtë në paqe. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në dhimbjen dhe pikëllimin tonë, por këto janë gjëra njerëzore. Sot erdhëm që t’ju ‘lodhim’ pak, t’ju përshëndesim, t’ju shohim nga afër dhe të flasim për çështjet tona, tuajat dhe të kohës sonë,” tha Kryepeshkopi Ieronymos.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026