Berisha: Do dyfishojmë rrogat e mësuesve dhe buxhetin për arsimin
Në fjalimin e tij gjatë prezantimit të programit të PD për arsimin dhe shkencën për periudhën 2025-2029, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shfaqi kritika për qeverinë në lidhje me sistemin arsimor në vend.
Sipas Berishës gjatë tetë viteve të fundit, Shqipëria ka regjistruar një rënie të madhe në cilësinë e arsimit, përfshirë një humbje të rëndësishme në testin ndërkombëtar PISA duke e cilësuar si këtë rënie si më të thellën në botë.
Kryedemokrati, Sali Berisha kërkoi një transformim të thellë dhe të menjëhershëm të sistemit arsimor në Shqipëri për të përgatitur qytetarët për sfidat e të ardhmes.
Berisha theksoi angazhimin e PD për dyfishimin e rrogave të mësuesve dhe të buxhetit për arsimin.
Ai tha se për të transformuar arsimin, është thelbësore përdorimi i teknologjisë digjitale dhe aplikimi i avancuar i inteligjencës artificiale dhe të dhënave të mëdha.
Lideri opozitar garantoi se, pavarësisht sfidave, PD do të investojë në transformimin digjital të sistemit arsimor për të ngritur nivelin e tij në një model rajonal.
Kryetari i PD-së premtoi ndryshime në sistemin e arsimit, duke hequr mesataren si kriter për pranimin në universitete dhe duke përgjysmuar tarifat e studentëve.
Berisha tha se do të dyfishohen rrogat e mësuesve dhe do të përmirësohen kushtet për kërkimin shkencor.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 15:38 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë marrëveshjen Izrael-Liban: Ajo shkel vijat e kuqe
- 15:25 Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit