Takimet me mbështetës, Berisha nis për herë të parë daljet jashtë vendit

29 Janar 2025 | 16:53

Pas më shumë se 3 vitesh nga rikthimi në Partinë Demokratike, Sali Berisha nis javën e ardhshme për herë të parë edhe daljet jashtë vendit për takime me mbështetës, por edhe partnerë ndërkombëtarë.

Dy, janë takimet e zyrtarizuar të Berishës për muajin shkurt, fillimisht në Gjermani dhe më pas në Itali.

Këtë fundjavë, kryedemokrati pritet të udhëtojë drejt Berlinit për të marrë pjesë në Konventën Zgjedhore të CDU, parti simotër e PD. Për këtë takim, Sali Berishës iu desh të merrte lejë në SPAK, pasi në datë 3 shkurt kishte datën e paraqitjes përpara oficerit të BKH.

Ndërkaq, fundjavën e ardhshme, Berisha do të udhëtojë drejt Romës, për të zhvilluar tubimin e parë me diasporën në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Por këto nuk do të jenë takimet e vetme jashtë Shqipërisë të Berishës, pasi burime bëjnë me dije se ai do të zhvillojë edhe disa takime të tjera në disa qytete të rëndësishme në Gjermani, Itali, por edhe Greqi, si një tentativë për të zgjuar mbështetjen për opozitën në radhët e diasporës.

Gjithsesi në këtë tur takimesh jashtë vendit, Sali Berisha nuk do mundet të vizitojë SHBA-të dhe Britaninë e Madhe, dy vende që e kanë shpallur atë si person të padëshiruar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026