Agostini: Ja se si do të ndikojnë goditjet e SPAK në votat që do mbledhin partitë…
Në emisionin “Barometri” është diskutuar rreth votës së diasporës si dhe rreth pritshmërive të mazhorancës për këtë vit 2025 si dhe qarqet ku Partia Socialiste ka hapësirë të rris mandatet e saj.
Gazetarja Sonila Agostini është dalur në dy faktorë.
“Do ndalem tek fatktori i partive të reja politike dhe një faktor tjetër i padukshëm, veprimet që ka ndërmarrë Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe pesha e goditjeve që do të marrë PS për shkak të gjithë veprimtarisë që ka bërë SPAK gjatë këtyre viteve për të “trembur” të gjithë ata që duan të fusin duart në zgjedhje. Këto mund ta rrudhin ose shtojnë qoftë votën e PS, qoftë votën e PD”, tha Agostini.
Në këndvështrimin e saj, dy qytete të Shqipërisë nuk kanë hapësirë që PS të rrisë mandatet e saj.
“Duke qenë se kemi hyrë në zgjedhje me një sistem politik hibrid ndryshe nga herët e tjera kur e kishim sistem mazhoritar, nuk jam shumë e bindur që ka hapësira Partia Socialiste në Elbasan dhe në Shkodër.
Çdo goditje që kanë marrë partitë respektivisht, ka një pasqyrë tek mënyra se si votuesit do të shikojnë sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve të 11 majit.
Po ta krahasojmë deri në vitin 2023, SPAK nuk kishte peshën që ka sot dhe nuk kishte këtë rezultante aksionesh dhe veprimesh që ka ndërmarrë të paktën gjatë dy viteve të fundit”, tha gazetarja Sonila Agostini.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve
- 19:40 Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut