Përmbyten disa banesa në Durrës, Ministria e Mbrojtjes: Banorët janë evakuar
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës së krijuar nga moti i keq dhe reshjet në vend.
Durrësi ishte një nga qytetet me problematika më të shumta, ku sipas njoftimit të ministrisë forcat në terren po vazhdojnë punën për largimin e ujit nga zonat e prekura.
Problematika më të theksuara kanë rrugët dytësore në zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Gjykata e Apelit, pjesërisht Zona e Plazhit.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
· Ka prani të ujit në një numër të konsiderueshëm banesash dhe ambientet publike.
· Eshtë bërë evakuimi i disa familjeve, të cilat janë akomoduar te Kavalishenca.
· Sipërfaqja e tokës bujqësore nën ujë llogaritet në rreth 40 Ha.
· Ka një rritje të lehtë të niveleve të lumenjve Ishëm dhe Erzen, por pa rrezik për daljen nga shtrati.
· Hidrovorët në Hamallaj dhe Porto Romano vijojnë punën me kapacitet të plotë
· Në terren janë të angazhuara forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë.
· Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.
· Gjatë natës kapacitetet nga FA u përforcuan edhe me 2 pompa të vogla nga batalioni i mbështetjes Poshnjë, të cilat janë duke punuar për largimin e ujit te IEPV Durrës.
Grupet e punës janë në terren për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e saktë të dëmeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës