Mbi 440 kg drogë/ SPAK dërgon në gjyq Emiljan Burbën, organizotor i grupit kriminal

30 Janar 2025 | 11:43

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Emiljan Burbën. Ai akuzohet si kreu i një grupi i cili kryente trafik të lëndëve narkotike, ku një sasi prej 442.084 kg u kap  në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17 Shtator 2023.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar më 27.01.2025 për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë shtetasin Emiljan Burba, i akuzuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal, në kuadër të procedimit penal, nr.159 të vitit 2024.

E.B akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim me formën e grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal.

Më 29.07.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar aktet dhe ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e shpalljes së moskompetencës në hetime nga ana e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm,Shkodër.

Hetimet janë kryer lidhur me ngjarjen në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17.09.2023, rreth orës 00:30, kur u bë zbulimi dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike e llojit kanabis, me peshë totale 442.084 kg. Kjo sasi u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” me targa AB948IX dhe rimorkion e markës “Krone”, me targa AJR363, të drejtuar nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan. Të dy shtetasit transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban. Subjekti tregtar edhe kamioni rezultonin të ishin rregjistruar në emër të personave fiktive. Të dy shtetasit e mësipërm janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht nga autoritetet gjyqësore të Malit të Zi.

Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe rregjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin. Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të struktuar kriminal.

Për këtë procedim penal janë veçuar hetimet për pjesëmarrësit e tjerë në grupin e strukturuar kriminal, të identifikuar dhe të paidentifikuar, për episodin e përmendur dhe episode të tjerë të trafikimit të lëndëve narkotike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026