“Pasuesi im do të jetë shqiptar”, Rama kujton intervistën e Kryepeshkopit Anastas
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, e cila u zhvillua këtë të enjte në Katedralen Ortodokse në Tiranë “Ngjallja e Krishtit”.
Rama ka vlerësuar kontributin 33-vjeçar të kryepeshkopit në Shqipëri ndërsa tha se në të vetmen gjë që i interesonte Kryepeshkopit në jetën kishtare “Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe ndahet nga mesi jonë si Anastasi i Shqipërisë”.
Kryeministri Rama, në homazhet e zhvilluara është shprehur se Anastas Janullatos është paragjykuar vetëm për faktin se ishte grek.
Ai kujtoi ndër të tjera dhe intervistën e Kryepeshkopit të ndjerë vetëm pak kohë më parë për shtypin grek ku deklaroi se “pasuesi im do të jetë shqiptar”.
“Sot më takon të kujtoj në nderin e tij diçka që shumë e kanë parë apo e kanë ndier dhe shumë të tjerë se kanë kuptuar apo nuk kanë dashur ta besojnë.
Por që ai vet e dëshmoi në 33 vite dhe e dëshmon edhe sot me trupin që la këtu, në tokën e Shqipërisë, i cili me kërkesën e tij do të varroset pikërisht në këtë katedrale të “Ngjalljes së Krishtit”. Kësisoj në këtë ditë të mbylljes së ciklit të një jete kushtuar ngjalljes duhet thënë pa asnjë farë dyshimi, se në përmasën e vetme që atij i interesonte, atë të fesë, Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe pas 33 viteve ndahet nga mesi ynë si Anastasi i Shqipërisë.
Duhet pranuar se është vështirë, shumë vështirë të gjendet në kujtesën tonë historike dikush i çdo kombësie tjetër që të jetë identifikuar me aq krenari dhe përkushtim, me fjalë dhe me vepra me emrin e Shqipërisë sa kryepeshkopi Anastas.
E di që ka plot shqiptarë që nuk pajtohen me këtë që thashë, por durim dhe ata le të kundrojnë në reflektim të paqtë dhe natyrisht të çliruar nga paragjykimet apo dyshimet fqinjësore vetëm disa nga veprimet e tij.
Sa prekëse është në koherencën stoike të jetës së tij baritore dhe gjithëaq shpartalluese për të gjithë paragjykuesit dhe dyshuesit e tij prania e këtij trupi pajetë të rilindësit të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, pohimi i tij botërisht përpara vetëm pak kohësh në një intervistë të dhënë për shtypin grek, e cila tingëllon më shqip se shqipja e kujtdo që e ka paragjykuar dhe dyshuar, vetëm e vetëm se ishte grek, Kryepeshkopin shqiptar i cili tha se “pasuesi im do të jetë shqiptar”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut