Ndërprerja e fondeve amerikane, reagon SPAK: Jemi institucion i pavarur

30 Janar 2025 | 14:39

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të ambasadës amerikane për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, SPAK bën me dije se është informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i cili ndalon implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK thekson se është një institucion i pavarur, i cili financohet tërësisht nga buxheti i shtetit shqiptar, bazuar në ligjin nr. 115/2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”.

Megjitahtë, SPAK vlerëson mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë si jetike për forcimin e punës së institucionit, veçanërisht në trajnimet profesionale, vizitat studimore, pajisjet teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.

“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.

SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.

Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët  kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.

Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, thuhet në njoftimin e SPAK.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026