Begaj-“Kushtetueses”: Përcaktoni skemën si do bëhet ripërtëritja e trupës gjyqësore

30 Janar 2025 | 17:06

Presidenti Bajram Begaj ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë skemën e ripërtëritjes së anëtarëve të saj, duke përfshirë edhe dy mandate të tjera që kanë mbetur të papërcaktuara.

Kjo kërkesë është bërë pas shpalljes së mbarimit të mandatit për gjyqtaren Holta Zaçaj, por pa trajtuar ende të njëjtën çështje për dy anëtarët e tjerë që përfshihen në përtëritjen e parë pas ndryshimeve të vitit 2016.

Begaj ka theksuar se nëse nuk deklarohet mbarimi i këtyre mandateve, nuk mund të ketë një ripërtëritje të plotë të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2025, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e shkurtimit të mandatit të Zaçaj.

Begaj i kujton “Kushtetueses” se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandatin e Sonila Bejtjës, si emërtesë e Presidentit duke kërkuar që procesi i deklarimit të mandateve të mbaruara të përfundojë para datës 25 janar 2025, sipas ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse është e vërtetë se, “në ekuilibrin midis parimit të qëndrueshmërisë në detyrë dhe atij të përtëritjes së Gjykatës”, ky i fundit prevalon, atëherë Gjykata Kushtetuese duhet të kishte përfunduar procedurën për deklarimin e mandatit të gjyqtares Bejtja dhe të kishte njoftuar Presidentin e Republikës për vakancën përpara datës 25.1.2025 (pika 3 e nenit 9 të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”). Kjo gjë jo vetëm nuk ka ndodhur, por edhe nuk ka asnjë njoftim publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese në këtë Drejtim”, thotë Begaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026