Dalin shifrat/ Sa emigrantë shqiptarë në SHBA mund të dëbohen pas urdhërit të Trump
Rreth 1874 emigrantë shqiptarë dhe 118 kosovarë në SHBA rrezikojnë të dëbohen pas urdhërit të ish-presidentit Trump për deportimin e emigrantëve të paligjshëm. Lista është publikuar në Fox News më 27 janar.
Të paktën, kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga “Fox News”, duke cituar dokumentin zyrtar të ICE-së të lëshuar në nëntor të vitit që lamë pas.
Administrata Trump, e cila mori detyrën këtë muaj, ka nisur një fushatë agresive për dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.


Pas betimit në detyrë, Trump ka premtuar se do të rrisë në mënyrë drastike dëbimet, por po ashtu tha se për disa individë mund të mos jetë e sigurtë që do të rrinë në vendet e origjinës. Por, po ashtu, presidenti Donald Trump njoftoi se administrata e tij planifikon të dërgojë “kriminelët e huaj më të këqinj” në një qendër paraburgimi në Gjirin e Guantanamos, në Kubë. Në Guantanamo pritet që të ndërtohet një qendër për emigrantët me kapacitet deri 30 mijë persona. Baza detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë, ku tashmë strehohen emigrantë do të jetë e ndarë nga burgu i sigurisë së lartë amerikane për të dyshuarit për terrorizëm dhe do të përdoret për Haitianët dhe Kubanët të kapur në det.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur