Trump vendos tarifa të reja për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina

1 Shkurt 2025 | 08:11

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave të reja për importet nga Kanadaja dhe Meksika (25%) dhe nga Kina (10%), duke theksuar se asgjë nuk mund t’i ndalojë këto masa.

Ai ka bërë një përjashtim për naftën kanadeze, duke vendosur një tarifë më të ulët prej 10%, ndërsa paralajmëroi masa shtesë për naftën dhe gazin natyror që do të shpallen në mes të shkurtit. Ky vendim shkaktoi rritje të çmimit të naftës dhe luhatje në tregjet financiare.

Trump hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së tarifave për partnerët tregtarë kryesorë dhe mohoi se vendimi ishte një mjet pazari, duke theksuar se SHBA ka deficite të mëdha tregtare me këto vende.

Ai paralajmëroi gjithashtu tarifa të reja për mallrat evropiane, përfshirë çelikun, aluminin, bakrin, ilaçet dhe mikroprocesorët.

Tarifat e shpallura nga Trump do të hyjnë në fuqi të shtunën, si pjesë e politikës së tij për të mbrojtur prodhimin vendas dhe për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe trafikimin e drogës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026