Trafikonin kokainë me vlerë 810 mijë euro, Gjykata e Vlorës lë në burg 2 autorët

1 Shkurt 2025 | 11:59

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për shtetasit Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj.

Këta dy persona transportonin sasi të lëndëve narkotike në Vlorë dhe u shisnin personave të tjerë që i shpërndanin më pas duke i ndarë në doza. Të dy shtetasit u arrestuan diten e enjte nga policia e Vlorës, ndërsa iu sekuestrua një sasi prej rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gram heroinë me një vlerë që arrinte në 810 mijë euro.

Seanca gjyqësore për dy të arrestuarit ka nisur rreth orës 11:00 këtë të shtunë teksa gjykata ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për masën ‘Arrest në burg’ për të dy shtetasit.

Ndër të tjera, Kujtim Metaj nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ai rezulton me precedentë penal për heqje të paligjshme të lirisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2013.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026