​Sorensen merr mandatin si emisar për dialogun Kosovë-Serbi, takohet me Orav

1 Shkurt 2025 | 12:59

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka takuar diplomatin nga Danimarka, Peter Sorensen, i cili tanimë është konfirmuar nga ambasadorët e Bashkimit Evropia për postin e përfaqësuesit të posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Orav ka shkruar në X, se është i bindur se përvoja e tij e gjerë diplomatike do të ndihmojë në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Ekipi im dhe unë do ta mbështesim plotësisht”, ka shkruar ai.

Politikani nga Danimarka Peter Sorensen i cili u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Mirosllav Lajçakun në këtë post nga sot, më 1 shkurt do ta marrë mandatin e tij. Sorensen është konfirmuar përfundimisht emisar për dialogun Kosovë-Serbi nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Deri më tani këtë post e ka ushtruar emisari Miroslav Lajçak, i cili ditë më parë gjatë qëndrimit në Davos e kishte konfirmuar se është java e fundit e tij. Lajçak po ashtu tha se dialogu është më vendimtar se kurrë në botën e sotme.

“Dialogu është më vendimtar se kurrë në botën e sotme. U takova gjithashtu me liderë nga Ballkani dhe mora pjesë në Dialogun tradicional të Diplomacisë për rajonin. Në ndërhyrjen time, theksova se BE-ja është serioze për zgjerimin e Bashkimit, por kjo nuk do të ndodhë si parazgjedhje dhe i kërkova rajonit të qëndrojë në kurs. Ndërsa filloj javën e fundit të gati pesë viteve të mia në rolin tim aktual, ditët në vijim do të fokusohen në informimet përfundimtare dhe procedurat e dorëzimit”, kishte shkruar Lajçak.

Lajçak do të pasohet nga diplomati Sorensen i cili ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026