Xhixho: Meta do kandidojë për deputet në Tiranë dhe do jetë më i votuari
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një mesazhi audio nga qelia përshëndeti një ditë më parë Konventën zgjedhore te Partisë së Lirisë.
Në fjalën drejtuar mbështetësve Meta theksoi se asgjë nuk do e ndalë atë nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit.
Zv.presidentja e PL, Erisa Xhixho konfirmoi në një intervistë për Euronews Albania se Meta do kandidojë për deputet të Tiranës në zgjedhjet e majit dhe do të jetë më i votuari.
“Ai është drejtues i PL, nuk ka asnjë pengesë ligjore. E ka thënë prej kohësh që do jetë kandidat në Tiranë, ka drejtuar, deri para izolimit, gjithë drejtimin politik të Tiranës si një nga qarqet më të rëndësishme për PL edhe për numrin e mandateve që prodhon. Padyshim, që do të jetë kandidat por edhe deputet pas 11 majit si deputeti më i votuar edhe pse në izolim ekstrem”, tha Xhixho.
LEXONI GJITHASHTU:
Bisedimet SHBA-Iran, ish-ambasadori Çejku: Negociatat në Pakistan në klimë të vështirë, mund të shtyhen
“Edhe në Shqipëri ka festa si ato të Epstein”, Pano: Ata që kanë para dhe pushtet abuzojnë me vajzat
“Salianji më ftoi te takimi në Durrës, nuk pranova”, Kuçana: Mungonin votuesit e mi
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh