“Në 12 maj Rama s’do jetë kryeministër” Tedi Blushi: Çfarë na afron me PD
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se kauzat e përbashkëta e bëjnë bashkëpunimin me Partinë Demokratike edhe më të fuqishëm.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që opozita të bëhet bashkë e të jetë e vendosur që të bëjë gjithçka mundet që “në 12 maj Edi Rama të mos jetë më kryeministër”.
“Vendimi që kemi marrë ne është të jemi në opozitë me Edi Ramën dhe të bëjmë gjithçka mundemi që më 11 maj Edi Rama të marrë përgjigjen që ai meriton. Partia e Lirisë, është një parti që ka identitetin e saj. Ka një program të shkëlqyer me 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus.
Jemi në bashkëpunim me Partinë Demokratike, por e theksoj që e rëndësishme për ne është që në 11 maj Edi Rama të largohet nga pushteti. Bashkëpunimi është i shkëlqyer por nuk besoj që një aspekt teknik është i rëndësishëm përballë kauzës së përbashkët që ne kemi. Kjo kauzë meriton të mbështetet nga të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriot që më shumë se kushdo tjetër vuajnë pasojat e keqqeverisjes së Edi Ramës”,-tha Tedi Blushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq