Vlorë| Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, shpallen në kërkim dy gra
3 Shkurt 2025 |
09:12
Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit, duke shpallur në kërkim dy shtetase ruse dhe ukrainase, si dhe janë proceduar penalisht dy shtetaset e huaja që ushtronin prostitucionin.
Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Vlorë kanë identifikuar një apartament në lagjen “24 Maji”, i cili përdorej për ushtrimin e këtij aktiviteti të paligjshëm. Për këtë rast janë shpallur në kërkim:
•Shtetësja me iniciale Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë
•Shtetësja me iniciale K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi
Këto dy shtetase dyshohen se shfrytëzonin për prostitucion dy gra të tjera ukrainase, të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e dy të kërkuarave, si dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.
Lajme të Sugjeruara
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta