“Të merren në mbrojtje familjarët”, psikologia: I arratisuri beson se ata i kanë…
Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë një natë më parë. Bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje, i cili ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës dhe dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.
Policia e ka cilësuar 49-vjeçarin person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij.
Psikologia Eriona Hoxha tha në emisionin People në Euronews Albania se gjëja e parë që duhet bërë është që të merren në mbrojtje familjarët e tij, pasi risku që i dënuari të kryejë ndonjë akt të dhunshëm ndaj tyre është i lartë.
“Risku më i madh në këtë rast është për familjarët, se ata po themi, ja kanë bërë të keqen. Personat me çrregullime të shëndetit mendor besojnë në atë që po bëjnë, kanë të vërtetën e tyre, ata janë gjithmonë në të drejtën e tyre. Në të tilla kushte ai mund të hamendësojë edhe një burgosje të padrejtë. Kam kuptuar se nuk dalin të zbutur na burgimi, gjithmonë do ta kenë ato elementët e inatit, që si mund të ma bënit që më çuat në burg. Duhet të merren masa të shpejta se norma e riskut është e lartë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës