Policia në Suedi tha në një deklaratë se “rreth 10” njerëz kanë vdekur këtë të martë gjatë një sulmi në një qendër edukimi.
“Tani për tani ne jemi duke identifikuar të vdekurit,” thotë Roberto Eid Forest, shefi i policisë lokale të Orebro.
Sipas deklaratës së policisë autori i dyshuar besohet të jetë njëri prej të vdekurve. I pyetur nga një gazetar nëse njeriu qëlloi veten, shefi i policisë lokale të Orebro thotë se ai nuk ka informacion për këtë.
Dhuna me armë në shkolla është e rrallë në Suedi. Por, ka pasur disa incidente viteve të fundit, kur njerëzit janë plagosur ose vrarë me armë të tjera, sikurse thika apo sëpata.
Shkolla, e quajtur Risbergska, ka student mbi moshën 20-vjeçare, sipas ueb-faqes të këtij institucioni arsimor. Kjo shkollë ofron kurse të shkollës fillore dhe të mesme, kurse për gjuhën suedeze për emigrantët, trajnime profesionale dhe programe për personat me aftësi të kufizuara intelektuale.
Të shtënat ndodhën pasi shumë studentë kishin shkuar për pushime pas provimeve. Vetura policore dhe autoambulanca u panë në vendin e ngjarjes, si dhe helikopterë që patrullonin në qiell.
Profesoresha Lena Warenmark tha për një media suedeze se dëgjoi të paktën 10 të shtëna armësh.
Studentët u strehuan në ndërtesat aty pranë. Pjesë të tjera të shkollës u evakuuan pas të shtënave, që nisën rreth orës 12:30, sipas kohës lokale.
Kryeministri Ulf Kristersson tha se kjo është “një ditë shumë e dhimbshme për gjithë Suedinë”.
LEXONI GJITHASHTU: