“Të merren në mbrojtje familjarët”, psikologia: I arratisuri beson se ata i kanë…

4 Shkurt 2025 | 18:10

Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shënkollit në Lezhë një natë më parë. Bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje, i cili ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës dhe dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Policia e ka cilësuar 49-vjeçarin person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka vendosur 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij.

Psikologia Eriona Hoxha tha në emisionin People në Euronews Albania se gjëja e parë që duhet bërë është që të merren në mbrojtje familjarët e tij, pasi risku që i dënuari të kryejë ndonjë akt të dhunshëm ndaj tyre është i lartë.

“Risku më i madh në këtë rast është për familjarët, se ata po themi, ja kanë bërë të keqen. Personat me çrregullime të shëndetit mendor besojnë në atë që po bëjnë, kanë të vërtetën e tyre, ata janë gjithmonë në të drejtën e tyre. Në të tilla kushte ai mund të hamendësojë edhe një burgosje të padrejtë. Kam kuptuar se nuk dalin të zbutur na burgimi, gjithmonë do ta kenë ato elementët e  inatit, që si mund të ma bënit që më çuat në burg. Duhet të merren masa të shpejta se norma e riskut është e lartë”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026