Shtohen rastet me kancer, rreth 15 pacientë konsultohen për kimioterapi çdo ditë

4 Shkurt 2025 | 16:25

Sëmundjet tumorale vazhdojnë të shtojnë numrin e pacientëve në radhët e tyre. Në vitin 2024, në vendin tonë u regjistruan rreth 4 mijë raste me të gjitha llojet e tumoreve. Shifrat më të larta ishin për kancerin e gjirit tek gratë dhe të mushkërive tek meshkujt.

 “Gjiri prek gratë nga mosha 20 e ca vjeç deri në 90 vjeç . Nëse risku për një grua është 1 në 400 gra me rritjen e moshën në 70 vjeç shkon 1 në 12, kanceri pulmonary, duhanpirja dhe koha e duhanpirjes kanë impakt në shfaqjen”,-tha Anila Pema, mjek onkologë.

15 paciente çdo ditë konsultohen në shërbimin e kimioterapisë për mënyrën e trajtimit të sëmundjes.

 “Në kimio terapi bëhen 14-15 vizita çdo ditë që konvertohen në afro 3000 konsulta kimioterapie në vit një pjese janë paciente që e kanë kapur hershëm dhe vazhdojnë me mjekim dhe s’ka nevojë për kimio sikundër disa janë pacientë që kanceri është rikthyer”,-tha mjekja Anila Pema.

Sipas mjekëve, sëmundjet tumorale, jo vetëm por rriten por ato po hasën gjithmonë e më shumë tek moshat e reja. Vec genetikës, faktorët janë të shumtë.

“Ka dhe faktorë ambjental, stili i jetesës, ushqimet ndotja këto janë element që janë vlerësuar në botë, por dhe stresi duhanpirja

Disa pacientë, shkojnë vonë tek mjeku, duke mos I shpëtuar fundit fatal, por si dhe kur jemi në kohë për të parandaluar.

Kanceri i qafës së mitrës vlerësimin e paptestit, kanceri i kolonit në moshën 50 vjecare , kanceri pulmonary me anë të një skaneri , për ata që vuajnë nga duahnpirja, mamografi për kancerin e gjirit pas moshën 40 vjecare”,-tha mjekja.

Sipas të dhënave të OBSH, 1 në 4 persona në Evropë janë të predispozuar për të bërë kancer, ndaj fokusi është tek parandalimi dhe kapja e hershme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026