‘Negociata me Trump’, Von der Leyen: Jemi gati, por do mbrojmë edhe interesat tona
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se BE është gati të angazhohet në “negociata të forta” me Donald Trump për të shmangur një luftë tregtare mes dy anëve të Atlantikut.
Trump paralajmëroi të dielën se tarifat ndaj bllokut “do të vendosen pa dyshim” dhe do të nisin të aplikohen shumë shpejt, duke alarmuar politikanët dhe diplomatët në Bruksel.
“Ne do të jemi gati për negociata të forta nëse do të jetë nevoja dhe për të gjetur zgjidhje aty ku është e mundur. Ne jemi gati të punojmë për të tejkaluar mosmarrëveshjet dhe për të hedhur themelet për një partneritet më të fortë. Ne do të jemi të hapur dhe pragmatistë për ta arritur këtë”, ka thënë Von der Leyen.
Por nga ana tjetër ajo ka bërë po aq të qartë se Unioni do t’i mbrojë interesat e veta. “Ne do t’i mbrojmë interesat tona sido dhe kurdo që të jetë e nevojshme. Ky do të jetë gjithmonë stili evropian”, ka vijuar presidentja.
Tërheqja e Trump nga plani i tij fillestar në dëm të Kanadasë dhe Meksikës, duke iu dhënë atyre 1 muaj kohë për të negociuar, u mirëprit jo vetëm nga këto të fundit, por edhe vende të tjera që rrezikojnë nga manovrat e administratës amerikane.
Por për analistët, kjo tregon se presidenti republikan i konsideron tarifat një mjet të politikës së tij të jashtme për t’u zhvatur koncesione vendeve të tjera, përfshirë atyre aleate dhe jo për të balancuar marrëdhëniet tregtare, sikurse deklaroi në fillim.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar