Sulmi në Suedi, Policia: 11 të vdekur dhe disa të plagosur, vijojnë hetimet

5 Shkurt 2025 | 09:28

Një sulm me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në kampusin e qytetit suedez Örebro ka shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e gjashtë të tjerëve, në atë që kryeministri suedez e ka cilësuar si të shtënat masive më të rënda në historinë e vendit.

Shefi i policisë lokale, Roberto Eid Forest, deklaroi se viktimat ende po identifikohen, por besohet se sulmuesi kryesor, i cili nuk ishte i njohur më parë për policinë është mes të vdekurve. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë shenjë paralajmëruese për këtë sulm, i cili ndodhi rreth orës 12:30 pasdite me orën lokale të martën. Kampusi ku ndodhi ngjarja përfshinte një qendër edukimi për të rritur dhe ambiente të tjera mësimore.

Autoritetet lokale konfirmuan se gjashtë persona janë dërguar në spital, pesë prej tyre me plagë nga arma e zjarrit. Njëri prej pacientëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia ka nisur një hetim mbi ngjarjen, duke e cilësuar atë si vrasje, zjarrvënie dhe një vepër të rëndë me armë. Ndërkohë, kampusi dhe shkollat përreth janë evakuuar dhe autoritetet kanë siguruar se nuk ka më rrezik për sulme të tjera, megjithëse nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së personave të tjerë në ngjarje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026