Vjosa Osmani vizitë në Uashington, pritet të takohet me zyrtarin e lartë të DASH
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara.
DASH-i njoftoi në website-in e vet se Osmani do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Bono e mori detyrën më 20 janar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e filloi zyrtarisht mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe Osmani do të jetë udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.
Bono është anëtar i Shërbimit të Lartë të Jashtëm dhe së fundmi ka shërbyer si këshilltar i lartë për Negociatat në Kaukaz.
Ai ka punuar edhe në Ambasadën amerikane në Berlin, si dhe ka qenë zëvendëspërfaqësues i përhershëm në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë dhe në Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.
Osmani, e cila e kishte uruar Trumpin pasi i fitoi zgjedhjet në nëntor, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës në fund të vitit të kaluar bëri thirrje para deputetëve për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke thënë se cënimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.
Vizita e Osmanit në DASH pason deklaratat e dy ditëve më parë të të dërguarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)
- 10:08 Sulmi me dron në Kiev, shkon në katër numri i viktimave
- 10:05 Ambasada amerikane: SHBA po detyrohet ta rishqyrtojë rolin e vet në Bosnje
- 09:54 Nisin homazhet për policin e vrarë në krye të detyrës, 34-vjeçari do prehet në vendlindje. Kolegët në lot (VIDEO)
- 09:53 Aksidenti me vdekje në aksin Kardhiq-Delvinë, identifikohen të plagosurit dhe viktima (EMRAT)
- 09:37 Me 7 milionë fuçi naftë në bord, 4 cisterna iraniane kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane
- 09:35 Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen në Shqipëri 6 shtetas të kapur në Dubai (EMRAT)