Shëndeti mendor, bien shtrimet spitalore në Qendrën Kombëtare Terapeutike për Fëmijë

6 Shkurt 2025 | 16:30

Numri i fëmijëve të prekur nga problem të shëndetit mendor po vjen në rritje. Në Qendrën Kombëtare Terapeutike për Fëmijë mesatarisht çdo ditë bëhen 10 vizita prej të cilëve 4 janë pacientë të rinj.

Paralelisht me shërbimin ambulator qendra kombëtare ofron edhe shërbim spitalor për fëmijët 0-6 vjeç. Drejtoresha e kësaj qendre, Florinda Dobi, gjatë intervistës për Euronews Albania bën me dije se numri i shtrimeve ka ardhur në rënie.

“Për fat të mirë nuk jemi plot, kapaciteti është 25 shtretër për fëmijë, 25 për nënat. Ofrimi i shërbimit me shtretër bëhet për ato kategori që nuk ka akses për të marr shërbim në zonat e tyre të banimit”, thotë Dobi.

Dhënia e shërbimit sa më pranë banesave të fëmijëve pa cenuar përditshmëritë e tyre, është sipas ekspertëve forma më e mirë në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve dhe për këtë po punohet.

“Ministria e Shëndetësisë është në një proces të hartimit të disa politikave të shëndetit mendor, që ka në fokus fëmijët dhe adoleshentët me probleme të shëndetit mendor të cilët do të duhet të marrin shërbim në qendrat rajonale më të afërta të mundshme në qendrat e tyre të banimit”, shprehet ajo.

Përgjatë vitit 2024 në Qendrën Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijë kanë marrë shërbim rreth 1500 fëmijë për probleme të ndryshme të shëndetit mendor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026