Problemet kardiake te fëmijët, mjekja: Virusi i gripit mund të prekë cipën e zemrës
Miokarditi, gjendja që prek muskulin e zemrës e që çon deri në fatalitet mund shkaktohet edhe si pasojë e virusit të gripit.
Mjekja kardiopediatre, njëherazi shefe e shërbimit të pediatrisë së përgjithshme, Numila Kunesha, në një intervistë për Euronews Albania, thotë se këto probleme shfaqen dhe tek fëmijët.
“Nëse virusi prek muskulin e zemrës është ai që quhet miokarditi akut të cilat janë nga format fulminante kryesisht tek bebet e vogla të cilat çojnë në përfundim fatal edhe brenda 24 orëve të para pa i lënë kohë mjeksisë të bëj terapinë. Kemi dhe forma të muskulit që nuk shfaqin klinikë, pra fëmija mund të preket dhe në vitet e para dhe gradualisht kjo zemër e kompeson aktivitetin e fëmijës derisa vjen tek ne dhe prezantohet me një zemër të zmadhuar dhe me punë të dobët, ose mund të jetë një trashje e muskulit të zemrës”, tha mjekja.
Rastet e fëmijëve që kanë humbur jetën nga miokarditi muajt e fundit kanë shqetësuar popullatën, por mjekja pohon se nuk ka shtim të tyre.
“Nuk mund të themi se kemi rritje të incidencës së këtyre prekjeve, më tepër është sensibilizim i popullisë dhe një mbulim mediatik më më i mirë dhe më i fortë, ne nuk shohim që është po ajo incidencë e miokarditit”.
Sipas mjekes, dëmtime të zemrës shkaktojnë dhe baktere apo mikrobe.
“Një shkaktar kryesor përshembull është streptokoku, ai që shkakton angina apo bajamet që thotë populli dhe nëse nuk kurohet mirë dhe ka një agresivitet të shtuar, mund të prek kryesisht valvulat e zemrës. Viruset mund të prekin cipën e zemrës, aktualisht kemi një fëmijë të shtruar që ka mbledhur ujë në cipën e zemrës, por kurohet dhe kalon shumë mirë”, tha Numila Kunesha, kardioperdiatre.
Por problemet kardiake tek fëmijët janë edhe të lindura. Ato përbëjnë 50% të të gjitha defekteve të tjera të organizmit. Çdo vit në Shqipëri lindin rreth 250 -300 bebe me difekte në zemër, ku pjesën më të madhe e zë vrima në zemër.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore