Gripi godet të gjitha grupmoshat në Korçë, spitali i pediatrisë i mbingarkuar

24 Janar 2025 | 20:42

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës, numri i vizitave ka arritur deri në 60 në ditë, ndërsa një pjesë e madhe e fëmijëve kërkojnë edhe hospitalizim për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ky repart është i mbushur plot që prej më shumë se një jave, ku rreth 60 fëmijë përfitojnë çdo ditë kujdesin e mjekëve. Disa prej tyre kërkojnë trajtim më të specializuar. Shefi i pediatrisë, Robert Rado, tregon se disa raste kanë shfaqur edhe komplikacione.

“Po përjetojmë një rritje të fluksit të vizitave në shërbimin e pediatrisë. Numri i vizitave varion nga 50 në 60 në ditë, me ditë që kalojnë dhe arrijnë mbi 60. Shumica e rasteve bëjnë vizita dhe largohen, por ka edhe fëmijë që kërkojnë trajtim spitalor, sidomos ata që kanë pasur komplikacione nga virozat. Këto viroza po prekin të gjithë moshat, nga fëmijë një muaj deri në 14 vjet”, thotë Robert Rado – Shefi i Pediatrisë.

Sipas pediatrit RadoPërveç virozave, një tjetër faktor që ka kontribuar në rritjen e numrit të vizitave është mungesa e këshillimit me mjekun e familjes.

“Ky është faktori kryesor, pasi shumica e fëmijëve, edhe pse kanë mjekun e familjes, nuk paraqiten për vizita. Ata shpesh e dërgojnë fëmijën direkt në spital, pa e parë më parë mjeku i familjes. Kjo është një problem, sepse urgjenca nuk është një vizitë ambulatore dhe shumica e rasteve largohen. Por duke ardhur këtu, ata kanë mundësi të kontaktojnë njëri-tjetrin. Besimi në sistemin shëndetësor dhe mungesa e një mjeku të familjes janë disa nga çështjet që duhet diskutuar”, thotë Robert Rado – Shefi i Pediatrisë.

Po ashtu, në urgjencën e spitalit të qytetit paraqiten edhe të rritur dhe pacientë të moshës së tretë. Po ashtu, sanatoriumi ka regjistruar një numër të dyfishuar të shtrimeve në këto ditë të fundit të janarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për herë të parë lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se e drejta e...
20:11 | 24/06/2026

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 25-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
20:03 | 24/06/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë po zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e...
18:48 | 24/06/2026