Situata e gripit, ministrja Koçiu: Ka shtim të rasteve, por nuk jemi në epidemi

24 Janar 2025 | 18:44

Gripi ka rritur ndjeshëm numrin  e personave të prekur në javën e fundit, por vendi nuk është në epidemi. Konfirmimi vjen nga ministria e Shëndetësisë, Albana Koçiu e cila gjatë një intervistë dhënë për Thimi Samarxhiun në Euronews Albania, tha se situata epidemiologjike është normale për stinën.

“Kemi një rritje të numrit të infeksioneve respiratore. Në raport me vitin e shkuar ka një rritje të rasteve, por nuk jemi në situatë epidemie”, tha Albana Koçiu, ministre e Shëndetësisë.

Përpos shifrave të rritura të të sëmurëve që shkojnë në shërbimet e urgjencës apo tek mjeku të familjes, që tashmë janë mbi 19 mijë persona në javë, ministrja Koçiu, tha se shtrimet në spital nuk janë shtuar.

“Nuk kemi hospitalizime që rrisin ndjeshëm kapacietet e spitaleve, kemi një shtim të vizitave por janë raste që trajtohen shumë mirë në shtëpi duke ndjekur këshillat e mjekëve”, shtoi Koçiu.

Edhe pse jemi thuajse në mesin e sezonit të gripit, apeli i ministres si dhe shumë ekspertëve drejtohet tek vaksinimi.

“Kemi një përdorim në masën 76% të vaksinave të kryera. Thirrja që do bëja është të vaksinoheni si një masë paraprake mbrojtëse ndaj virozve të stinës”, tha ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Për të parandaluar fluksin e shtuar të fëmijëve në urgjencën e QSUT, në 6 qendra shëndetësore në Tiranë, janë të hapura shërbime urgjence 24 orëshe që iu vijnë në ndihmë banorëve të zonës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026