Rama dhe Koçiu në Poliklinikën e re në Shkodër: Përfitojnë 200 mijë qytetarë
Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër ka hapur dyert pas rikonstruksionit tërësor të godinës, një tjetër investim madhor i qeverisë dhe MSHMS-së për transformimin e infrastrukturës shëndetësore në vend.
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kanë parë nga afër ambientet e reja dhe me kushte moderne që rrisin standardet dhe aksesin në marrjen e shërbimeve në 22 specialitete të ndryshme si dhe të gjitha ekzaminimet laboratorike.
Rreth 200.000 banorë të qytetit të Shkodrës, por edhe turistët që e kanë kthyer qytetin verior në një destinacion të preferuar, përfitojnë nga ky investim me rëndësi në qytetin e Shkodrës.
Ministrja Koçiu tha se me një vlerë prej 120 milionë lekë nga buxheti i shtetit është mundësuar zgjerimi i shërbimeve shëndetësore nga 14 në 22 specialitete dhe të pajisura me aparatura të teknologjisë së fundit.
Sipas saj, ky investim e shndërron Poliklinikën e Specialiteteve Shkodër në një Qendër referimi rajonale (terciare) e specializuar në një gamë të gjerë shërbimesh cilësore shëndetësore.
“Zgjerohen kabinet e shërbimeve nga 14 shërbime që ofroheshin në këtë poliklinikë, aktualisht jemi në 22 shërbime. Pajisja DEXA është një pajisje që vlerëson densitetin e kockës dhe për gratë është shumë e rëndësishme. Vazhdojmë me grafinë, e cila është gjithashtu një pajisje diagnostikuese që i ka munguar qytetit të Shkodrës në poliklinikë, ofrohej vetëm në spital. Kemi kabinetin e mamografisë”, u shpreh Koçiu.
Gjatë ndalesë në Kabinetin e Imazherisë aty ku ndodhet edhe mamografia, ministrja e Shëndetësisë tha se “ne kemi vendosur që të zhvillojmë diagnostikime falas me aparaturat e mamografisë pa sistem referimi në çdo qark të vendit në çdo muaj. Në muajin janar është në Shkodër që diagnostikimi për mamografinë do të referohet drejtëpërdrejtë pa sistem referimi ku çdo vajzë dhe grua vjen dhe kryen vizitën në Poliklinikë”.
“Edhe Spitali i Shkodrës me buxhetin e vitit 2025 do të marri vëmendje të shtuar. Do kemi rehabilitim dhe rikonstruksion edhe të disa shërbimeve të tjera si okulistika apo pneumologjia duke rritur dhe përmirësuar kushtet e punës, por edhe motivuar stafin dhe ofruar shërbime më cilësore për qytetarët”, deklaroi Koçiu.
Ministrja Koçiu theksoi gjithashtu se risi e këtij investimi është edhe shtimi i 9 specialiteteve të reja si kirurgjia, ortopedia, obstetri-gjinekologjia, pediatria dhe shëndeti mendor, si dhe kabinetet moderne për imazheri, mamografia, fizioterapi dhe ORL “Ka shërbime që ofrohen për herë të parë në këtë Poliklinikë si shërbimi i fizioterapisë, i shëndetit mendor si dhe shërbimi i toksikologjisë”, shtoi ministrja.
Në bashkëbisedim me Kryeministrin Rama dhe ministren Koçiu, stafi i mjekëve vlerësuan këtë investim të rëndësishëm për qytetarët si dhe hapjen e kabineteve të reja.
Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër ofron shërbime në Kardiologji, Gastrohepatologji, Reumatologji, Endokrinologji, Nefrologji, Hematologji, Pneumologji, Kirurgji, ORL etj, disa nga këto shërbime të fuqizuar edhe me mjekë të rinj specialistë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë