Kryeministri japonez përballë sfidës për ruajtjen e balancave në takimin me Trump
Kur kryeministri i Japonisë Shigeru Ishiba të takohet të premten me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, objektivi i tij, sipas zyrtarëve japonezë, do të jetë shumë i qartë: të konfirmojë aleancën SHBA-Japoni dhe të ndërtojë një marrëdhënie të fortë me zotin Trump.
Por shumë në Tokio thonë se objektivi i zotit Ishiba është edhe më i thjeshtë – të shmangë një katastrofë diplomatike me Presidentin e ri të rizgjedhur Donald Trump, i cili e ka kthyer edhe me më shumë intensitet se sa gjatë mandatit të tij të parë, politikën e jashtme – “Amerika e Para”.
Në më pak se sa tre javë që nga marrja e detyrës, zoti Trump ka përshkallëzuar trysninë ndaj aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara, shpesh në mënyrë të papritur dhe të paparashikueshme.
Ai ka kërcënuar se do të vendosë tarifa për Meksikën dhe Kanadanë, ndërsa ka ngritur mundësinë për veprime ushtarake kundër karteleve dhe ka sugjeruar që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të. Ai ka kërkuar marrjen e Groenlandës nga Danimarka, një vend anëtar i NATO-s dhe ka paralajmëruar Panamanë se nëse nuk frenon ndikimin kinez, Shtetet e Bashkuara mund të marrin me forcë kontrollin e Kanalit të Panamasë.
Këto zhvillime kanë shqetësuar shumë njerëz në Tokio, i cili mbështetet tek “ombrella bërthamore” e Shteteve të Bashkuara dhe është renditur prej kohësh krah idesë së një rendi ndërkombëtar, të bazuar në rregulla, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:54 Sunny Hill në Prishtinë, Katy Perry pjesë e festivalit (VIDEO)
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse