EMRI/ Nga Lezha në Tiranë me armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

7 Shkurt 2025 | 09:15

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Flagranca 1”, i cili ka çuar në arrestimin e një shtetasi për armëmbajtje pa leje.

“Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari Elden Dushku, banues në Lezhë, i cili u kap në Tiranë pasi gjatë kontrollit të automjetit “Benz” me të cilin po lëvizte iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin për të cilin ky shtetas qarkullonte me armë zjarri ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026