Plagosi me thikë shokun në Korçë, kush është 25-vjeçari i shpallur në kërkim

7 Shkurt 2025 | 10:05

Dje në mbrëmje një person u paraqit i plagosur me thikë në spitalin e Korçës.

Sipas korrespondentit të Euronews Albania në Korçë, i plagosuri është Kostandin Ziu ndërsa autori i dyshuar i kësaj ngjarje është 25-vjeçari Jorgo Rustemi.

Sipas burimeve djemtë ishin shokë me njeri-tjetrin pasi ishin njohur së bashku gjatë periudhës kur të dy vuanin një dënim me burg.

Gjatë gjithë ditës së djeshme, 25-vjeçari Rustemi dhe 26-vjeçari Ziu kanë lëvizur me një makinë “Renault”, të cilën gjithashtu për policinë mendohet të jetë marrë me qera, pasi asnjëri prej tyre nuk dispononte një mjet të tillë.

Burime të siguruara thanë se gjithçka ka ndodhur jashtë një lokali në rrugën “Viktor Eftimiu” në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.

Deri tani, policia ka pak informacion për motivin e kësaj ngjarje, pasi 26-vjeçari Ziu, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, e ka patur të pamundur të rrëfejë ngjarjen.

Ndërkohë, 25-vjeçari Rustemi vijon të jetë në kërkim nga ana e bluve të Korçës.

Jorgo Rustemi

Policia ka informacion se së bashku me dy miqtë ka qenë e pranishme edhe një femër, por akoma nuk ka shkuar tek identiteti i saj.

Jorgo Rustemi është i njohur për policinë e Korçës, pasi është arrestuar në vitin 2020 nën akuzën e shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike, ku ka vuajtur dënimin në burgun e Drenovës, aty ku është liruar në shtator të vitit 2023.

Aty, Rustemi është njohur me 26-vjeçarin Kostandin Ziu, i cili po ashtu vuante dënimin për të njëjtën akuzë. Burimet shtojnë se Ziu, në vitin 2022, u transferua drejt burgut të Peqinit dhe vetëm dy javë më parë u lirua.

Edhe për policinë, Rustemi dhe Ziu gjatë kohëve të fundit shoqëroheshin së bashku në qytetin e Korçës.

Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha bazat ku mendohet se mund të jetë strehuar 26-vjeçari, ndërkohë që janë ngritur 3 postblloqe në hyrje të qytetit të Pogradecit dhe Korçës.

Po ashtu, është kërkuar bashkëpunimi me policinë kufitare të Kapshticës për kontrolle më të imtësishme në kufirin e gjelbër.

Jorgo Rustemi

LEXONI GJITHASHTU:

Plagosja e të riut në Korçë, policia shpall në kërkim 22-vjeçarin

Detaje nga plagosja e 26-vjeçarit në Korçë, ishte me autorin dhe një vajzë…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026